Telenews

Policia e Kosovës paralajmëron qytetarët: Kujdes nga mashtrimet online, mos i jepni të dhënat bankare!

Policia e Kosovës ka dalë me një apel për qytetarët, duke i paralajmëruar për raste të mashtrimeve gjatë shitjes së produkteve përmes platformave online.

Sipas Policisë, kohëve të fundit janë evidentuar raste kur persona të dyshuar kontaktojnë qytetarët që kanë publikuar produkte për shitje, duke u paraqitur si blerës të interesuar.

Mashtruesit u dërgojnë shitësve linqe të rreme, përmes të cilave kërkojnë të dhënat e kartelave bankare, kinse për realizimin e pagesës.

Policia u bën thirrje qytetarëve të mos hapin linqe të dyshimta dhe të mos ndajnë numrin e kartelës bankare, datën e skadimit, kodin CVV/CVC apo kodet e konfirmimit bankar.

Në rast se qytetarët kanë dhënë të dhënat e tyre në faqe të dyshimta, këshillohen të kontaktojnë menjëherë bankën për bllokimin e kartelës dhe ta raportojnë rastin në Polici.

“Për të shitur online, nuk keni nevojë të zbuloni të dhënat e kartelës suaj bankare!”, thuhet në apelin e Policisë së Kosovës.

Të ngajshme

Ky është çmimi i naftës në Shqipëri

Rrezarta Ramaj

“Jo 171, por as numër dyshifror nuk po arrijnë të dëshmojnë”, Zemaj për shifrat e Qeverisë për mjekët e kthyer nga jashtë

Rrezarta Ramaj

Pasuri prej 8 miliardë eurosh në mbetjet e Trepçës

Rrezarta Ramaj