Telenews

Policia e Kosovës planifikon hapjen e radios së saj, tregon qëllimin –

Policia e Kosovës ka nisur vite më parë analizimin e mundësisë për hapjen e një radioje të saj, me synimin për të promovuar punën e institucionit dhe për të qenë më afër qytetarëve.

Në një përgjigje për Gazetën Sinjali, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për këtë çështje është formuar një grup punues, i cili ka analizuar modelet e funksionimit të radiove, përfshirë edhe Radio KFOR-in, që funksionon në Kosovë që nga paslufta.

Sipas Policisë, gjatë këtij procesi janë konsultuar partnerë vendorë e ndërkombëtarë, si dhe janë zhvilluar takime me disa radio në Kosovë për t’u njohur me procedurat e funksionimit dhe transmetimit të lajmeve e informacioneve.

Policia ka bërë të ditur se analiza është realizuar në kuadër të planifikimeve dhe procedurave të parapara, me qëllim që përmes radios të promovohet puna e saj në komunitet dhe të krijohen mundësi më të mira për adresimin e shqetësimeve të qytetarëve lidhur me sigurinë.

Në përgjigjen e saj, PK-ja ka theksuar se synon ta ruajë dhe ta avancojë besimin e qytetarëve dhe transparencën institucionale.

Të ngajshme

Zjarr në një banesë në Tophane të Prishtinës, s’ka të lënduar –

KushtrimGuraj

Në ditën e lamtumirës së fundit, Valon Ramushit i caktohet një muaj paraburgim –

KushtrimGuraj

Bullgaria i premton mbështetje Kosovës për integrimin në BE –

KushtrimGuraj