Telenews

POLICIA E PËRGËNJESHTRON GJILANIN: KËRKUAN 10 E JO 30 POLICË PËR NDESHJE

Policia e Gjilanit e ka hedhur poshtë pohimin e K.F. Gjilanit, të cilët kishin thënë se i kishin kërkuar 30 policë për ndeshjen Gjilani – Ballkani, në kuadër të ligës elitare të futbollit kosovar.
Në fund të ndeshjes, ngjarja u përcoll me një incident të rëndë, ku tifozët vendës e sulmuan fizikisht portierin e klubit suharekas, Stivi Frashëri.
Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani, i ka thënë Klan Kosovës se K.F. Gjilani ka bërë kërkesë me shkrim për vetëm dhjetë policë (për punë sekondare).
Hashani shtoi se nga stacioni i kanë dërguar edhe dhjetë policë shtesë, me detyrë të rregullt për përballjen ndaj Ballkanit.
Sipas tij, si zakonisht, gjashtë të tjerë në çdo ndeshje janë vetëm për gjyqtarët, delegatin dhe kombin e VAR-it.

Të ngajshme

Edhe Florent Hadërgjonaj largohet nga Përfaqësuesja e Kosovës –

KushtrimGuraj

Brajan Gruda zgjedh Gjermaninë, lë pas Shqipërinë dhe Kosovën –

KushtrimGuraj

Granit Xhaka: Sunderlandi e meriton të jetë këtu, Europa League është një tjetër sfidë

Yllka Gashi