Telenews

Policia e Shqipërisë arreston kreun e Prokurorisë së Kukësit, një biznesmen dhe ish-kreun e Operacionales

Policia e Shtetit dhe ajo italiane kanë zhvilluar një operacion të përbashkët, duke çuar në pranga prokurorë e biznesmenë.

Bëhet me dije se aksioni policor është shtrirë në disa qytete të vendit, ndërsa deri më tani është konfirmuar arrestimi i drejtuesit të prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe ish-kreu i Forcave Operacionale, Olti Bistri.

Nuk dihen arsyet e arrestimit të tyre dhe se për çfarë akuzohen, teksa Policia shqiptare dhe ajo italiane pritet të japin një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 10:00, ku do të bëhen me dije më shumë detaje rreth këtij operacioni.

Të ngajshme

Gashani: Nënshkrimi i marrëveshjeve me Francën, moment historik për Prishtina 2030

Rrezarta Ramaj

Horoskopi për 28 Korrik

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 28 korrik

Rrezarta Ramaj