Telenews

Policia gjen një flamur të Serbisë, rreth 700 fishekë e dhjetëra gëzhoja në Banjskë të Zveçanit

 

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur në afërsi të një kodre në Banjskë të Zveçanit një flamur të Serbisë, 34 gëzhoja, një karikator të kallashit dhe 689 fishekë kalibrash të ndryshëm.

Policia ka njoftuar se këto municione janë gjetur gjatë një patrullimi dhe se lidhur me rastin nuk ka të arrestuar.

“Fsh. Banjskë, Zveçan / 04.01.2024 – 13:45. Njësia policore gjatë patrullimi në afërsi të një kodre ka gjetur dhe sekuestruar një flamur të shtetit të Serbisë34-gëzhoja, një karikator të armës AK-47 dhe 689-fishekë kalibrash të ndryshëm. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Ndryshe, më 24 shtator të vitit të kaluar, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup terrorist në këtë fshat, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Të ngajshme

Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fillim të vitit të ardhshëm

Erzana Fazliu

Getinjo dhe Mozziku sot nisin ditën në këtë vend të shenjët

Erzana Fazliu

Rrustemi: Të gjitha i kemi bërë bashkë me presidenten, e çmoj kontributin e saj

Erzana Fazliu