Telenews

Policia hap rast pas dhunës së shfaqur në reality shoun te “First Channel”

Policia ka hapur rast për veprat “sulm” dhe “kanosje” lidhur me rastin e dhunës fizike, të shfaqur në reality shoun “It’s my home” në televizionin “First Channel”.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Klankosova.tv se janë intervistuar disa persona.

“Lidhur me ngjarjen në fjalë, pas përfundimit të fazës fillestare të hetimit si dhe intervistimit të disa personave, policia është udhëzuar nga prokurori i shtetit që të hapë rast për veprat ‘sulm’ dhe ‘kanosje’”.

Ajo tha se, në koordinim me prokurorinë, janë duke marrë veprimet e nevojshme policore.

Në këtë reality shou, që është prodhim i televizionit “First Channel”, ka pasur skena të dhunës fizike, ku një banore është goditur me këpucë nga një tjetër banor, pas një debati të ashpër.

Të ngajshme

Rita ‘shoferja më e re’, kalon testin e vozitjes

Yllka Gashi

Wikipedia korrigjon prezantimin e Hashim Thaçit, largohet cilësimi për krime lufte

Yllka Gashi

“Liria ka emër” në mbështetje të çlirimtarëve shfaqet gjatë përballjes Belgjikë-Francë

Yllka Gashi