Telenews

Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në rrugën “C”

 

 

Një aksident ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘C”, rreth orës 19:00, ku si pasojë ka vdekur një këmbësore nga lëndimet e rënda trupore.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, aksidenti ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Rruga C, Prishtinë 28.11.2023 – 18:49. Një femër kosovare – këmbësore ka vdekur pasi është goditur nga një veturë që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Telenews/

Të ngajshme

PDK largohet nga Kuvendi, nuk arrihet kuorumi për zgjedhjen e presidentit

KushtrimGuraj

Bajrami kritikon pushtetin: Çka janë këto lojëra me amendamentet?

KushtrimGuraj

Hamza: Çështja e zgjedhjes së presidentit nga populli është temë që meriton trajtim serioz, kjo s’po ndodh

KushtrimGuraj