Telenews

Policia jep detaje për grabitjen e armatosur tek këmbimorja në Prishtinë

 

 

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për grabitjen e djeshme në një këmbimore në Prishtinë.

Sipas policisë, grabitja dyshohet të jetë kryer nga dy persona të armatosur, të cilët nën kërcënimin e armës i kanë grabitur një shumë parash dhe janë larguar në drejtim të panjohur me motoçikletë.

Policia është duke e hetuar rastin.

“Prishtinë 18.12.2023-09:55. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke punuar në lokal, dy persona të panjohur të maskuar dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur një shumë parash dhe janë larguar në drejtim të panjohur me motoçikletë. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori”, thuhet në njoftim./Telenews/

Të ngajshme

Britania e Madhe vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Valjeta Turkaj

Gruaja e Rexhep Selimit tregon arsyen pse nuk e votoi Donika Gërvallën për kryeparlamentare

Valjeta Turkaj

U aksidentua me motor në Fier, vdes 38-vjeçari në Tiranë

Valjeta Turkaj