Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për incidentin që ka ndodhur dje në pikëkalimin kufitar në Merdarë.
Siç njofton policia në raportin 24 orësh, njësitet policore kanë ndaluar dy vetura të cilat kishin tejkaluar kolonën derisa prisnin për të kaluar kufirin. Pas intervenimit të policisë, për parandalim të tejkalimit dhe kërkesës për kthim në kolonë, tre persona të dyshuar nuk kanë zbatuar udhëzimet zyrtare dhe kanë sulmuar zyrtarët policorë.
Bëhet fjalë për dy kosovarë dhe një shtetas të Shqipërisë, të cilët janë shoqëruar në stacionin policor.
Të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Podujevë / 04.01.2024 – 10:20. Njësitet policore kanë ndaluar dy vetura të cilat kishin tejkaluar kolonën derisa prisnin për të kaluar kufirin. Pas intervenimit të policisë, për parandalim të tejkalimit dhe kërkesës për kthim në kolonë, tre persona të dyshuar nuk kanë zbatuar udhëzimet zyrtare dhe kanë sulmuar zyrtarët policorë. Lidhur me rastin situata është vënë nën kontrollë, dhe personat e dyshuar dy kosovarë dhe një shtetas i Shqipërisë janë shoqëruar në stacionin policor. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.