Telenews

Policia ka shqiptuar mbi 2400 gjoba në 24 orët e fundit, janë raportuar 62 aksidente

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik.

Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.

Sipas raportit të policisë, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ku 24 kanë qenë me lëndime, ndërsa 38 me dëme materiale.

Policia njofton se janë arrestuar 19 persona, ndërkaq 11 të tjerë janë dërguar në mbajtje, kurse 1 person u dërgua në vuajtje të dënimit.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2 mijë e 485 gjoba në trafik.

Të ngajshme

Deklarata e Rubin për Thaçin dhe krerët tjerë të UÇK, reagon Edi Rama

KushtrimGuraj

U raportua se e kërcënoi Ferit Idrizin në Vushtrri, reagon Sylejman Meholli i VV-së

KushtrimGuraj

Ushtria izraelite pretendon se ka goditur një magazinë armësh në veri të Gazës

KushtrimGuraj