Telenews

Policia kap 10 kg marihuanë që ishte e destinuar për Turqi

Policia e Kosovës ka kapur pas kontrollimit të dy lokacioneve në Prizren ka gjetur dhe konfiskuar 10 kg e 414 gr, që dyshohet të jetë substancë narkotike e llojit marihuanë. Dyshohet se marihuana ishte e destinuar për tregun ndërkombëtar (Turqi) dhe në treg kap vlerën përafërsisht 36 500 euro.

Po ashtu janë arrestuar dy të dyshuar: O.F., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1976) dhe A.U., (mashkull shtetas i Turqisë, viti i lindjes 1970). Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe prova tjera që lidhen me rastin.

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetim e Trafikimit me Narkotikë-Sektori Qendror, pas hetimeve të zhvilluara në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit në Prizren, më 10.06.2023, rreth orës 11:00, kanë realizuar operacioni policor i koduar ‘Vera’, me qëllim të gjetjes dhe konfiskimit të lëndëve narkotike dhe arrestimit të personave të përfshirë në veprimtari penale”.

Policia ka intervistuar të dyshuarit, ndaj tyre është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Me vendim mbi ndalimin e personit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Të ngajshme

Shkurte Fejza dhe Shaqir Cërvadiku publikojnë këngën “O Flamur”

Erzana Fazliu

Të shtënat me armë në Prishtinë: Identifikohen dy të dyshuar, njëri arrestohet

Erzana Fazliu

Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor

Erzana Fazliu