Telenews

Policia kërkon ndihmë për identifikimin dhe kapjen e një të dyshuari në Pejë

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarët për identifikimin dhe kapjen e një të dyshuari në Pejë.

I njëjti dyshohet se për veprën penale, “shtytja nё kryerjen e veprës penale degradimi i integritetit seksual”.

“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Sektori Rajonal i Hetimeve DRP Pejё, ёshtё duke zhvilluar hetime intensive pёr kapjen e personit tё dyshuar pёr veprën penale “Shtytja nё kryerjen e veprës penale degradimi i integritetit seksual”. Nga rrjetet sociale ёshtё siguruar fotografi e personit tё dyshuar mirëpo deri me tani nuk ёshtё bёrё identifikimi i tij”, thuhet në njoftim e Policisë.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkëngjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet më tej në njoftim.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

– E-mail adresa: [email protected]

source

Të ngajshme

Humolli: Duhet të shkarkohet qeveria

ShBA-ja reagon për operacionin policor në veri, tregon se a ishte i koordinuar me aleatët

Donat Hashani

Ministri kroat: Situata në Kosovë nuk është e mirë, por forcat tona janë aty për të ruajtur paqen