Telenews

Policia konfiskon 17 motoçikleta dhe skuterë në Ferizaj

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe ata të stacionit të Ferizajt kanë zbatuar planin operativ “Motoçikleta dhe Trotineti elektrik 2024” .

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media, ku thuhet se gjatë patrullimeve dhe pikave të kontrollit policia ka ndaluar disa persona, të cilët po drejtonin motoçikletat dhe skuterët në kundërshtim me rregullat e trafikut.

Policia ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Ferizaj janë shqiptuar 34 gjoba për kundërvajtje të ndryshme të shkaktuara në komunikacion, ndërsa janë konfiskuar edhe 17 motoçikleta dhe skuterë.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara në trafikun rrugor, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin dhe apelojmë tek drejtuesit e motoçikletave që të bëjnë kujdes në komunikacion, të mos drejtojnë motoçikletat, skuterët dhe trotinetet në kundërshtim me rregullat e komunikacionit rrugor dhe të pajisen me dokumentacion të nevojshëm”, thuhet tutje në komunikatë.

Të ngajshme

Sveçla reagon ashpër pas mbylljes së pompave në veri

Donat Hashani

Komuna e Drenasit ju tregon rrugën e shkurtër që ju sjell në këtë qytet

Donat Hashani

Gjenerali Clark, Anëtar Nderi i Odës Ekonomike Amerikane dhe i Bordit të Guvernatorëve

Donat Hashani