Telenews

Policia kufitare ndalon gruan me 25 mijë euro të padeklaruara në Shqipëri

Policia kufitare në Kakavijë ka proceduar penalisht një 65-vjeçare, e cila udhëtonte drejt Greqisë pa deklaruar shumën prej 25,000 eurosh që kishte me vete, shkruan Gazeta Telenews.al

Gjatë kontrollit në PKK Kakavijë, në dalje të Shqipërisë, u gjetën paratë në çantën e shtetases D.K., banore në Greqi, të cilat nuk ishin deklaruar në përputhje me ligjin.

Materialet për këtë rast u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ku nisi procedimi penal për veprën “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Shuma e eurove u sekuestrua si provë materiale, ndërsa hetimet vijojnë për veprime të mëtejshme.

Të ngajshme

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi –

KushtrimGuraj

Opozita kërkon rikthimin e dialogut strategjik me SHBA-në, VV-ja thotë se bashkëpunimi do të vazhdojë –

KushtrimGuraj