Deri më tani, Policia ka arrestuar tre persona të përfshirë në këtë rast pasi në pamjet e publikuara sot, pos infermieres që e sulmon të moshuarën, ka edhe persona tjerë që nuk veprojnë për të parandaluar sulmin, njofton Klankosova.tv.
Këtë për Klankosova.tv e ka thënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Në këtë rast ka tre persona që janë arrestuar nga ajo qendër për të moshuar. Rasti ka ndodhur të shtunën më 29 tetor dhe mbi tre personat e arrestuar rëndojnë vepra të ndryshme penale”.
“Një person është arrestuar për veprën ‘Sulm’, një për veprën ‘Ndihmë për kryerje të sulmit’ dhe personi i tretë për veprën ‘incizim i paautorizuar’”, tha Gashi për Klankosova.tv.
Gashi, mes tjerash, bëri të ditur se me urdhër të Prokurorit, personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë.

