Telenews

Policia ndal ‘Range Rover’-in me targa të huaja në Prishtinë, ia gjejnë shoferit armën me dhjetëra fishekë

Posedimi i armëve të zjarrit është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve. Policia vazhdimisht gjatë kontrolleve has në persona që posedojnë armë, me ç’rast së fundmi pas rastit tragjik në Prishtinë, ka nisur edhe një operacion të koduar si “Goditja”.

Një rast i tillë është zbuluar mbrëmë pas mesnate në rrugën “Enver Zymeri” në Prishtinë, kur njësia e Antidrogës ka ndaluar një person, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 28-vjeçar, i cili ishte me një veturë të tipit “Range Rover” me targa të huaj.

Pas kontrollit policor, te i dyshuari është gjetur një armë me dhjetëra fishekë, që iu sekuestruan si prova lidhur me rastin, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të iniciohet rasti për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Ndryshe, “Kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.“

Të ngajshme

Oda e Mjekëve nis hetime ndaj mjekes në rastin e Agon Zejnullahut, Sejdiu: Hetimet do të bëhen në dy pista!

Donat Hashani

Hapet për qarkullim kufiri Hani i Elezit – Bllacë, ndërsa Terminali Doganor jo

Donat Hashani

Hykmete Bajrami kërkon që të kompenzohen bujqit të cilët pësuan nga zjarret

Donat Hashani