Telenews

Policia ndalon dy të mitur në Prizren për posedim dhe shpërndarje të dyshuar të narkotikëve

Njësitë policore në Prizren kanë ndërhyrë mbrëmjen e djeshme pas marrjes së një informacioni se disa persona të dyshuar janë duke shitur dhe shpërndarë substanca narkotike në rrugën “Ismet Jashari-Kumanova”.

Gjatë daljes në vendin e ngjarjes, policia ka hasur dy persona të mitur, një femër dhe një mashkull (të dy kosovarë), ndërsa një person i tretë i dyshuar është larguar nga vendi në drejtim të panjohur, transmeton Telenews.al.

Pas kontrollit në vendin e ngjarjes, janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale:

  • 0.68 gram substancë narkotike e dyshuar e llojit marihuanë

  • 7.27 gram substancë narkotike e dyshuar (po ashtu marihuanë), e vendosur në një qese najloni

  • Një mulli për bluarjen e substancës narkotike

  • Dy kartëmonedha: njëra me vlerë 5 euro dhe tjetra 20 euro

Sipas Policisë, me vendim të prokurorit të çështjes, personat e mitur janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve, ndërsa rasti është iniciuar dhe do të vazhdojë të hetohet në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren.

Të ngajshme

Tërmeti dridh Greqinë

Valjeta Turkaj

KDI: Bllokada në Kuvend ka cenuar rëndëfunksionimin institucional dhe rendin kushtetues

Valjeta Turkaj

OVL-UÇK në Pejë ofron transport falas për pjesëmarrësit në protestën e sotme

Valjeta Turkaj