Telenews

Policia ndalon një shtetas turk, i sekuestrohet botoks në vlerë 150 mijë euro

rasti-i-dhu*nimit-ne-skenderaj,-policia-jep-detaje:-gruaja-me-aftesi-te-kufizuara-eshte-shtatzene
Policia e Kosovës ka ndaluar një shtetas turk me dyshimin për prodhim dhe shpërndarje të produkteve të dëmshme mjekësore.
Rasti ka ndodhur të premten në Prishtinë, ku Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit pas sigurimit të provave ka ndaluar një të dyshuar mashkull shtetas turk, tek i cili kanë gjetur një sasi  të materialit që përdoret në mjekësi (botoks).

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur edhe një sasi tjetër e materialit të njëjtë që është sekuestruar nga Inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë. Vlera totale e materialit të sekuestruar sipas çmimit në treg sillet rreth 150 000 euro”, thuhet në njoftim.

Në cilësi të provave materiale nga i dyshuari janë sekuestruar edhe 11 160 euro para kesh.

Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Të ngajshme

Moti sot

Erzana Fazliu

Gruda: VV po sillet në mënyrë joinstitucionale dhe jokushtetuese

KushtrimGuraj

Historia e vërtetë e Kinahan, kartelit irlandez të mafies

KushtrimGuraj