Telenews

Policia në Gjilan, shqiptoi mbi 1 mijë e 900 gjoba për një javë

Policia e Gjilanit ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 942 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut gjatë javës së kaluar, si pjesë e planeve të saj për sigurinë rrugore.

Gjatë kësaj periudhe, njësitet policore kanë hetuar 17 aksidente me dëme materiale dhe 14 aksidente me të lënduar.

Po ashtu, janë shqiptuar masa ndalimi për drejtimin e mjeteve motorike ndaj 19 shoferëve.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve, veçanërisht atyre me pasoja fatale, Policia e Gjilanit u bën thirrje shoferëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të përdorin rripin e sigurisë./Telenews.al/

Të ngajshme

Kur ligji ‘shkon në pushim veror’, licenca e zyrtarit të KEK-ut mbetet pezull në KRPP jashtë çdo afati ligjor

KushtrimGuraj

Pritje të gjata në kufi – deri në një orë e gjysmë te Dheu i Bardhë

KushtrimGuraj

Gjashtë punëtorë ndërtimi vdiqën në korrik, institucionet në gjumë

KushtrimGuraj