Telenews

Policia në kërkim të dyshuarve për një “vjedhje të rëndë” në Prizren

Sektori i Rajonal i Hetimeve i drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale “Vjedhje e rëndë”, që ka ndodhur me datë 03.03.2022 , rreth orës 20:30 në një shtëpi në, në rrugën “Hazir Tolaj” në Prizren.

Më datë 03/03/2022 rreth orës 20:30 është raportuar një rast “Vjedhje e Rende” që ka ndodhur në një shtëpi në rrugën “Hazir Tolaj” ne Prizren, ku dyshohet se persona të dyshimtë kanë shfrytëzuar mosprezencën e familjareve në shtëpi dhe kanë arritur të vjedhin kasafortën, ku në kasafortë ka pasur stoli ari me vlerë prej 20 mijë eurosh si dhe një armë zjarri-pistoletë model Tanfogiio Compact F ,9x9mm në emër te Viktimës.

“Sektori Rajonal i hetimeve në Prizren ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar dy fotografi nga kamerat e sigurisë, mirëpo deri tani nuk ka rezultuar në identifikim e të dyshuarve”.

“Andaj Policia e Kosovës – Sektori Rajonal I Hetimeve në Prizren, bazuar në ligj për publikimin e fotove me shënime tjera të personave të kërkuar, me Autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim identifikimit, lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e dyshuarave, kërkon që kushdo që ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– E-mail adresa: info@kosovopolice.com

Të ngajshme

Investime miliardëshe në pritje, çfarë sjell Balkan Summit 2026?

Rrezarta Ramaj

Chris Brown dhe Usher anulojnë katër koncerte

Rrezarta Ramaj

Paraqitje fantastike, Partizani U19 kualifikohet tutje në UEFA Youth League

Rrezarta Ramaj