Telenews

Policia nis hetimet për vdekjen e 35-vjeçarit në Ulpianë

Policia është deklaruar për vdekjen e dyshimtë në lagjen Ulpianë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se vdekja e viktimës u konstatua nga ekipi i mjekëve kujdestarë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 06:00 është marrë informata për një person (mashkull) pa shenja jete, në lagjen Ulpiana në Prishtinë . Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes”, tha Ahmeti.

Policia në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.

Viktima është i moshës rreth 35-vjeçare.

Të ngajshme

Trump akuzon Kinën se e ka shkelur marrëveshjen për tarifat

KushtrimGuraj

Nesër tentativa e 24’të për konstituimin e Kuvendit, a do të vazhdojë ngërçi?

KushtrimGuraj

“Trepça’’ propozon shlyerje të detyrimeve ndaj ”Minatorëve” me këste

Donat Hashani