Telenews

Policia njofton për dy raste të dhunimit, njëri në Gjilan e tjetri në Vushtrri

Policia e Kosovës ka njoftuar të mërkurën për dy raste të dhunimit që kanë ndodhur njëri në Gjilan e tjetri në Vushtrri.

Në këtë të fundit bëhet e ditur se një grua ka raportuar se është dhunuar seksualisht nga një i panjohur për të.

“Vushtrri 25.07.2023-21:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është dhunuar seksualisht nga një i dyshuar mashkull i panjohur për të”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, viktima dërgohet për ekzaminime mjekësore.

Ndërsa në Gjilan, pas një hetimi intensiv është arrestuar i dyshuari për veprën penale të dhunimit, të kryer më 22 e 23 korrik të këtij viti.

“Gjilan 22-23.07.2023 – 23:00. Lidhur me rastin, pas një hetimi intensiv më 25.07.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport.

Të ngajshme

Mimoza ka një kërkesë për Era Istrefin

Blearta

Barcelona mund ta transferojë Muriqin për 15 milionë euro

Blearta

Vanesa flet hapur për puthjen në buzë me vëllain në Ferma VIP: E kam puthur siç e puth unë…

Blearta