Telenews

Policia njofton për masa të shtuara gjatë Sunny Hill Festival

vrasja-ne-bokshiq-te-klines,-policia-jep-detaje-per-rastin

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka hartuar urdhrin operativ “Festivali Sunny Hill-2026”, me qëllim garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së festivalit që do të mbahet nga 31 korriku deri më 2 gusht në fshatin Bërnicë të Prishtinës.

Sipas Policisë, bazuar në numrin e madh të pjesëmarrësve dhe përvojën e viteve të kaluara, në terren do të angazhohet një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve policorë me detyra specifike, si dhe patrulla shtesë në gjithë rajonin e përgjegjësisë.

Masat e planifikuara përfshijnë ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, sigurimin e hapësirës ku do të zhvillohet festivali, monitorimin e rendit publik, kontrollin dhe rregullimin e trafikut, si dhe ndërmarrjen e veprimeve ligjore ndaj personave që bien ndesh me ligjin.

Policia ka paralajmëruar se, për shkak të fluksit të madh të automjeteve dhe vizitorëve, do të ketë bllokime të plota ose të pjesshme të rrugëve që çojnë drejt zonës së festivalit, si dhe ridrejtim të trafikut sipas nevojës.

Për këtë arsye, Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që planifikojnë të marrin pjesë në festival të shfrytëzojnë transportin e organizuar nga organizatorët, i cili do të qarkullojë nga Prishtina drejt festivalit dhe anasjelltas. Sipas njoftimit, qasja në zonën e festivalit do të jetë më e lehtë përmes këtij transporti, ndërsa qarkullimi do të lejohet vetëm për mjetet e autorizuara dhe personat me leje parkimi.

Po ashtu, Policia ka bërë të ditur se, varësisht nga situata në terren, mund të ndërmerren masa shtesë për menaxhimin e trafikut dhe orientimin e pjesëmarrësve, të cilët do të udhëzohen nga zyrtarët policorë në pikat e caktuara.

Në fund, Policia e Kosovës ka ftuar qytetarët të bashkëpunojnë me zyrtarët policorë dhe të respektojnë udhëzimet, në mënyrë që festivali Sunny Hill 2026 të zhvillohet në një atmosferë të qetë dhe të sigurt.

Të ngajshme

Inspektorati ndalon punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren dhe Suharekë: Kishte rrezik serioz për jetën e punëtorëve

Blearta

Rriten rastet e fëmijëve të prekur nga fruthi në Kosovë, KOMF shpreh shqetësim mbi situatën

Yllka Gashi

Dogana zbulon medikamente të padeklaruara, të fshehura në një autobus te Dheu i Bardhë

Yllka Gashi