Telenews

Policia paralajmëron për rrezik nga arinjtë në Shtërpcë dhe zonat turistike

Policia e Kosovës ka lëshuar një apel për kujdes të shtuar pas rritjes së pranisë së arinjve në afërsi të vendbanimeve dhe zonave turistike, veçanërisht rreth liqeneve në Brezovicë.

Qytetarët, sidomos familjet me fëmijë, këshillohen të shmangin kontaktin me kafshët e egra dhe të mos afrohen për fotografi apo video, pasi situata paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë.

”Të nderuar qytetarë dhe vizitorë,
Bazuar në informacionet e mbledhura nga terreni, është vërejtur një rritje e konsiderueshme e pranisë së kafshëve të egra – veçanërisht e arinjve – në territorin e komunës së Shtërpcës.
Raportimet e përditshme tregojnë se këto kafshë janë parë në afërsi të vendbanimeve, çka paraqet një rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë e qytetarëve.
Situata bëhet edhe më shqetësuese në zonat malore përreth Brezovicës, sidomos përreth liqeneve të Shtërpcës, me theks tek liqeni i Jazhincës, ku çdo ditë qëndrojnë një numër i madh turistësh dhe vizitorësh vendorë e të huaj.
Shumë prej tyre janë në kontakt të afërt me kafshët e egra, duke bërë fotografi dhe video nga distanca të papërshtatshme (vetëm 10-20 metra larg), veprime të cilat mund të çojnë në pasoja serioze për jetën e tyre.
Apelojmë ndaj të gjithë qytetarëve, sidomos familjeve me fëmijë, që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qëndrimit në natyrë dhe të shmangin çdo afrim ndaj kafshëve të egra.
Në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, do të ndërmerren masa informuese dhe parandaluese.
I ftojmë gjithashtu mediat që të ndihmojnë në shpërndarjen e këtij apeli, me qëllim vetëdijesimin e qytetarëve dhe mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të të gjithëve”.

Të ngajshme

Vala e të nxehtit vazhdon deri në fundjavë, shmangeni ekspozimin në diell nga ora 10 -16

Erzana Fazliu

ASK: 21 mijë e 487 fëmijë lindën gjatë vitit 2024 në Kosovë, dominojnë meshkujt

KushtrimGuraj

Komandanti i KFOR-it takon Sekretaren Shtetërore të Kroacisë, diskutojnë për sigurinë në rajon

KushtrimGuraj