Telenews

Policia për incidentet në natën e Vitit të Ri: Disa të lënduar nga armët e zjarrit dhe mjetet piroteknike

Policia ka njoftuar se nata e Vitit të Ri ka kaluar me disa raportime për incidente që lidhen me pjesën e festimeve.

Sipas një njoftimi të policisë, nga disa rajone të vendit janë raportuar incidente me lëndime trupore si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike si dhe raste të lëndimeve të lehta nga armë zjarri.

“Bazuar në raportimet e pranuara nga Drejtoritë Rajonale Policore, nata e vitit të ri, ndërrimi i mot-moteve, ka kaluar me disa raportime për incidente që lidhen me pjesën e festimeve. Nga disa rajone të vendit janë raportuar incidente me lëndime trupore si pasojë e përdorimit të pa kujdesshëm të mjeteve piro-teknike, raste të lëndimeve të lehta nga armë zjarri  dhe dëme materiale si pasojë e përdorimit të pakujdesshëm të mjeteve piroteknike (zjarre)”.

“Policia i ka iniciuar dhe do të vazhdojë t’i trajtojë të gjitha ato raste qofshin vepra penale apo incidente tjera dhe rastet në koordinim me prokurorit kompetente do të përcillen te organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu bëhet e ditur se në kuadër të planit operativ për festat, forcat e rendit kanë shtuar mbikëqyrjen në ambientet ku pritej të ketë prezencë më të madhe të qytetarëve, pikëkalimet kufitare, aeroportit ndërkombëtar dhe brezit kufitar në përgjithësi.

Të ngajshme

Kurti tërhiqet nga ideja për Konjufcën? Po shqyrtohet një emër nga familja Jashari për President

KushtrimGuraj

Reagon sërish Hollaj: Presidenten e ftuat veç për formalitet që sot të dilni me manipulime të tilla

KushtrimGuraj

Thaçi-Meta: Unë nuk kam votë për Konjufcën

KushtrimGuraj