Telenews

Policia s’arriti t’i kapte, ky është lokacioni ku po fshihen motrat Berisha!

Antonela dhe Mariela Berisha, vijojnë të mbeten në arrati këtu e 2 muaj që nga sulmi brutal që i bënë influenceres Klea Prenga në një lokal të kryeqytetit, të cilën e goditën me shishe qelqi në fytyrë. Që prej fillimit të gushtit, nuk dihet asgjë për fatin e dy motrave, duke u bërë dy nga emrat më të kërkuar nga policia.

Sipas “PanoramaPlus”, persona të afërt me Antonelën dhe Marielën kanë bërë me dije, se pas ngjarjes në një nga lokalet e Tiranës, motrat janë larguar menjëherë, duke marrë me vete edhe djalin e vogël të Marielës. Në fakt, të shpeshta kanë qenë rastet kur në rrjet është përfolur se të dyja motrat janë larguar menjëherë nga vendi dhe tashmë janë strehuar në Dubai.

Një gjë të tillë e konfirmojnë edhe miqtë e afërt të dy motrave, duke bërë me dije se ndonëse në arrati, të dyja vazhdojnë të mbajnë kontakt me miqtë dhe bashkëpunëtorët në Shqipëri. Që nga fillimi i gushtit, ku Antonela dhe e motra u shpallën në kërkim, policia nuk ka reaguar në lidhje me ecurinë e hetimeve apo rreth vendndodhjes së tyre.

 

Të ngajshme

Zbardhen emrat – këta janë 5 policët e suspenduar për rastin e 27-vjeçarit në Lipjan

Donat Hashani

Mësohet se kur varroset Agon Zejnullahu, i cili vdiq në rrethana të dyshimta në Lipjan

Donat Hashani

IPK-ja rekomandon suspendimin e pesë zyrtarëve policorë lidhur me incidentin në Lipjan

Donat Hashani