Telenews

Policia sekuestron armë dhe municione në Mitrovicën e Jugut

policia-sekuestron-arme-dhe-municione-ne-mitrovicen-e-jugut

Policia e Kosovës ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme armësh dhe municionesh gjatë një bastisjeje të realizuar në Mitrovicën e Jugut.

Hetuesit e Stacionit Policor “Jugu”, pas hetimeve lidhur me një rast të dhunës në familje dhe dyshimeve për posedim të paligjshëm të armëve, kanë bastisur shtëpinë e një të dyshuari.

Si rezultat, policia ka gjetur dhe sekuestruar:

pesë armë të gjata,

një pistoletë me katër karikatorë,

447 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

I dyshuari, mashkull kosovar, është intervistuar dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Ndaj tij janë iniciuar procedura për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Dhunë në familje”.

Të ngajshme

Temperaturat deri në 23 gradë, ky është parashikimi i IHMK-së për sot

Yllka Gashi

Loredana del në mbështetje të protestës për ish-krerët e UÇK-së –

KushtrimGuraj

Aleanca: Ndihma ligjore për ish-krerët e UÇK-së në Hagë të mos përzihet me politika partiake –

KushtrimGuraj