Telenews

Policia serbe i arreston dy llapjanë në Merdare

Esat Muçolli dhe Dervish Maliqi nga Podujeva janë arrestuar dje nga Policia e Serbisë në Pikë-kalimin kufitar në Merdare.

Lajmin për tëvë1 e ka konfirmuar Labinot Maliqi, vëllai i Dervish Maliqit (njëri nga të arrestuarit), teksa ka shtuar se nuk janë dhënë asnjë arsye për arrestimin e tyre.

Sipas tij, të dy të arrestuarit si zakonisht janë nisur për çështje pune pasi bëjnë bartjen e veturave me defekte në kuadër të autoservisit “Labi Center”.

Po ashtu, të martën pati raportime se është arrestuar edhe një person tjetër në pikën kufitare në Merdare.

Policia e Kosovës deri më tani nuk ka dhënë detaje mbi këto raste.

Të ngajshme

Përparim Rama ia jep një lëvdatë vetes pa e parë gjendjen në terren, thotë se problemi me qen endacakë është zgjidhur

KushtrimGuraj

Kurti në Institutin Mbretëror në Angli: E ardhmja jonë është në BE dhe NATO

Donat Hashani

Britania sfidon Serbinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Dorëzoni Radoiçiqin

Donat Hashani