Telenews

Policia shqiptare arreston pejanin që kërkohej nga Interpoli

Policia e shtetit shqiptar ka njoftuar se kanë arrestuar një 53 vjeçar nga Peja i kërkuar nga Interpoli.
Sipas policisë shqiptare ai është arrestuar në Pikën kufitare Qafë Morinë, për t’u ekstraduar drejt Gjermanisë i kërkuar ndërkombëtarisht për krime ekonomike me pasoja të rënda.

“Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Qafë Morinë, në vijim të kontrolleve, duke u koordinuar me shërbimet e Interpol Tirana, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të kërkuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë arrestuar provizorisht, në hyrje të RSH-së, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar: -XH. K, 53 vjeç, banues në Pejë”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar i shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane, pasi Gjykata e Hamburgut, me vendimin e datës 14.12.2018, e ka dënuar me 3 vjet e 3 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja me pasoja të rënda” dhe “Mashtrimi “, parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë.

“Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit e Policisë Tropojë arrestuan përkohësisht këtë shtetas, me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, vijon procedurat për ekstradimin e 53-vjeçarit”, thotë policia.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj