Telenews

Policia tregon nëse është arrestuar i dyshuari për plagosjen e sotme të gruas së tij

Të shtëna me armë janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në Bresje të Fushë Kosovës, ku një person është plagosur. Viktima që u qëllua është një grua, e cila tashmë është transportuar në QKUK.

Sinjali raportoi ekskluzivisht se i dyshuari është Idriz Alija, ndërsa viktima të cilën e plagosi është bashkëshortja e tij, Sherife Tahiri.

Rasti është konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia Rajonale në Prishtinë.

“Sot rreth orës 07:30 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në Bresje- Fushë Kosovë. Personi i plagosur (femër) është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.” – ka thënë Flora Ahmeti.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të ngajshme

Jakup Krasniqi nuk pranon më kujdes mjekësor në Hagë: Më është mohuar çdo e drejtë njerëzore tash e gjashtë vjet –

KushtrimGuraj

Jashari takon gjeneralin amerikan, diskutojnë partneritetin FSK–Garda e Ajovës –

KushtrimGuraj

Mbi 374 mijë fëmijë përfituan shtesa në shtator, u paguan mbi 13.5 milionë euro –

KushtrimGuraj