Policia e Kosovës ka konfirmuar se Njësia për Mbrojtjen e Afërt e Policisë së Kosovës ka marrë në mbrojtje dy liderët opozitar, Memli Krasniqin e PDK-së dhe Lumir Abdixhikun e LDK-së.
Kështu ka konfirmuar, Safet Jashari, Udhëheqës i Njësisë për Vlerësimin e Rrezikshmërisë në Policinë e Kosovës.“Po, është e vërtetë se i kemi ofruar mbrojtje”, tha ai shkurt për Reporteri.net.
Por, Jashari nuk ka dhënë informacione se cilat janë arsyet e ofrimit të kësaj mbrojtjeje dhe nëse dy liderët kanë marrë kërcënime serioze.
E fundit: Policia i merr në mbrojtje Memli Krasniqin e Lumir Abdixhikun
“Nuk mund mund të flas sepse këto të dhëna janë konfidenciale.”, tha Jashari
Gazeta Online Reporteri.net ka raportuar se nga sot Policia ka ofruar mbrojtje të afërt për liderët politikë në Kosovë. Arsyeja nuk dihet ende zyrtarisht. Të paktën deri tani nën mbrojtje të afërt janë vënë Memli Krasniqi i PDK-së e Lumir Abdixhiku i LDK-së.
Nga sot një patrulle e mbrojtjes së afërt nga Policia e Kosovës është vënë tek kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka marrë vesh gazeta online Reporteri.net me burime brenda autoriteteve të sigurisë së Kosovës.
Pos kryetarit të LDK-së, një burim brenda autoriteteve të sigurisë ka konfirmuar për gazetën se njëjtë mbrojtje e afërt, qysh dje i është ofruar nga Policia e Kosovës edhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi.
Nuk dihen ende arsyet pse ka vendosur policia këtë rregull të ri të mbrojtjes./Telenews/