Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se kjo është bërë me qëllim të parandalimit të kontrabandës.
“Policia e Kosovës po vendos pengesa te pjesërishme te Ura e Bërnjakut, me qëllim të parandalimit të kontrabandës”.
“Aty nuk mund të kalojnë kamionët, ndërsa për veturat e vogla kalimi është i mundur”, thuhet tutje në konfirmim.

