Telenews

Policit serb të Kosovës iu dogj vetura me targa RKS, a e përgatiti Vuçiq terrenin për sulm

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha sot se një pjesëtari serb të Policisë së Kosovës iu dogj vetura me targa RKS nga strukturat ilegale. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, para 10 ditësh tha se një nga ata që i ka kthyer targat e veturës në RKS është pjesë e institucioneve të Kosovës.

Një polic i etnisë serbe në Policinë e Kosovës është sulmuar, ka shkruar sot në Twitter ministri Sveçla.

Ai tha se policit iu dogj vetura nga strukturat ilegale, të cilat, Sveçla i kërkoi Vuçiqit të mos ua përkrah veprimet e dhunës dhe terrorit ndaj qytetarëve kosovarë.

“Tendencat për të ndjellur frikë vazhdojnë. Sot një tjetër oficer serb i Policisë së Kosovës është sulmuar nga strukturat ilegale, të cilat dogjën veturën e tij me targa legale RKS. Kjo është një thirrje e hapur për t’u luftuar institucionet e Republikës së Kosovës. I kërkojmë Vuçiqit të ndalojë së përkrahuri veprimet e dhunshme dhe terroriste ndaj qytetarëve besnikë të Republikës së Kosovës”, shkroi Sveçla.

Dhjetë ditë më parë, Presidenti serb pas mbledhjes që ka pasur me këshillin e sigurisë të Serbisë ka folur edhe për çështjen e targave. Siç thoshte Vuciq, “deri në orën 08:00 të datës 10 shtator dy persona kanë raportuar për ndërrim të targave, njëri në veri dhe tjetri në jug”.

Vucic ka thënë se personi që jeton në pjesën veriore dhe që ka ndërruar targat “është pjesë e institucioneve shqiptare”.

Të ngajshme

Takimi Kurti-Hamza, këto janë tri çështjet që u diskutuan

Rrezarta Ramaj

Aksident tragjik në Gjermani, dy të vdekur dhe 19 të lënduar në autobusin me turistë filipinas

Rrezarta Ramaj

Këta janë folësit në natën e 12-të të protestës ‘’Jo në emrin tim’’

Rrezarta Ramaj