Telenews

Policja në Prizren vetëplagoset me armë zjarri, dërgohet në spital

Një zyrtare policore është vetëplagosur mbrëmë, pas orës 23:00 në Prizren, në rrethana akoma të paqarta.

Klankosova  ka mësuar se policja ka pësuar plagë në gju dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Sipas informacioneve të para, është jashtë rrezikut për jetë.

Rasti është raportuar menjëherë te Prokuroria Themelore në Prizren dhe tek Inspektorati Policor i Kosovës, të cilët tashmë kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Lajmin e kanë konfirmuar për Klankosova.tv edhe nga Policia Rajonale në Prizren.

Të ngajshme

Haradinaj e Limaj shpenzuan 337 mijë euro në fushatë

KushtrimGuraj

Paga e prillit: Kurti dhe të tjerët u paguan si ‘qeveritarë në detyrë’, jo si deputetë

KushtrimGuraj

Gruaja e Muhamet Likës rrëfehet për herë të parë – nga momenti i vrasjes, te zërat për tradhti

Donat Hashani