Telenews

Politico: Samiti evropian dhe mikpritja “e çuditshme” e Edi Ramës

politico:-samiti-evropian-dhe-mikpritja-“e-cuditshme”-e-edi-rames

Politico.eu i ka dedikuar në artikull pritjes së kryeministrit shqiptar Edi Rama në samitin e Komunitet Politik të Evropës, duke e etiketuar si “të çuditshëm”.

Ideja e kthimit të liderëve europianë në bebe me anë të Inteligjencës Artificiale është një ndër gjërat e çuditshme, shkruan Politico.eu duke theksuar se Giorgia Meloni “u shkri së qeshuri” dhe kryeministrja daneze Mette Frederiksen po shikonte me shumë entuziaëm ekranin.

Rama “kthen në bebe” liderët e Europës, videoja e veçantë që u transmetua para Samitit të Komunitetit Politik të BE

“Disave nuk u bëri përshtypje, p.sh presidenti turk Erdogan qëndroi i ngurtë gjatë të gjithë kohës që shfaqej video dhe qeshi lehtë kur version i tij foshnje, me mustaqe doli në ekran”, thotë artikulli.

Më pas, gjatë një fjalimi, Meloni e falenderoi Ramën duke thënë “më bëri të ndjehem e re përsëri”.

Videoja mund të ketë qenë fare mirë ideja e Ramës, i cili ka krijuar një reputacion si një figurë e çuditshme. Më parë ka qenë piktor me banim në Francë dhe njihet për karakterin e tij karizamtik.

Më herët gjatë ditës, Rama – i cili u rizgjodh në qeveri këtë javë – mirëpriti liderët vizitorë me atlete dhe ra në gjunjë i ngazëllyer kur mbërriti Meloni.

Megjithatë, temat në tryezën e Tiranës nuk janë aspak argëtuese. Udhëheqësit europianë, shumica e të cilëve mbështetës të Ukrainës, shpresojnë të rrisin presionin ndaj presidentit rus Vladimir Putin me sanksione të reja ndërsa bisedimet mes Kievit dhe Moskës fillojnë në Stamboll.

The post Politico: Samiti evropian dhe mikpritja “e çuditshme” e Edi Ramës first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.

Të ngajshme

Avokati i Popullit për mosanëtarësimin e Kosovës në KE: Pasojat janë të shumëfishta

KushtrimGuraj

Rrezon Elezaj, talenti 17-vjeçar nga Kosova, luan sot në finalen e madhe të Ligës Turke BGL

KushtrimGuraj

Gruaja nga Gjakova raporton rrejshëm vjedhje targash, ato ishin konfiskuar jashtë

KushtrimGuraj