Rada Trajkoviq, politikanja serbe në Kosovë ka thënë se qëllimi i shërbimeve serbe ka qenë gjithmonë i qartë – ndarja e Kosovës.
Përmes një kolumne të botuar të hënën, ajo ka thënë se funksionimi i këtyre shërbimeve për ndarjen e Kosovës është i njëjtë më parimin e presidentit të Rusisë Vladimir Putin për ta ndarë Ukrainën.
“Qëllimi i këtyre shërbimeve ka qenë gjithmonë i qartë – ndarja e Kosovës në parimin etnik, në të njëjtin parim me të cilin Putini sot dëshiron të copëtojë Ukrainën”, ka thënë ajo.
Ka thënë se këto shërbime bashkëveprojnë me regjimin e Beogradit.
Gjithashtu Ka shtuar se regjimi i Beogradit është promovues edhe i kriminelëve serbë në Veriun e Kosovës disa prej të cilëve janë shpallur non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Për Veriun e Kosovës vazhdimisht është raportuar se kontrabanda që vepron në Kosovë bashkëvepron me celulat kriminale edhe brenda Serbisë.