Telenews

“Politikë arrogante që dëmtoi ekonominë”- AKB dhe njohësit e ekonomisë Muratit pasi Supremja ia rrëzoi vendimin për arkat

Gjykata Supreme e ka shfuqizuar Udhëzimin Administrativ të nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati,që ka të bëjë me përdorimin e pajisjeve elektronike fiskale, sistemeve fiskale dhe softuerëve elektronikë fiskalë. 

Në një deklaratë për Periskopin, lidhur me këtë temë ka folur kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, i cili ka thënë se vendimi i Supremes është sinjal i qartë se Murati ka vepruar në mënyrë të nxituar, jotransparente dhe pa asnjë konsultim me komunitetin e bizneseve.

”Aleanca Kosovare e Bizneseve e vlersone lartë Vendimi i Gjykatës Supreme për të shpallur të paligjshëm udhëzimin administrativ për pajisjet fiskale elektronike është një sinjal shumë serioz se vendimmarrja e Ministrisë së Financave ka qenë e nxituar, jo transparente dhe pa konsultim të mjaftueshëm me komunitetin e bizneseve…”, ka thënë Shahini.

Sipas Shahinit, kjo nuk është vetëm një çështje teknike apo procedurale, por tregon një qasje arrogante të qeverisjes ekonomike, ku bizneset nuk janë trajtuar si partnerë, por si numra pa zë.

”…Ky vendim tregon se ministri Hekuran Murati dhe stafi i tij nuk e kanë ndjekur procedurën ligjore dhe nuk i kanë dëgjuar zërat e atyre që preken drejtpërdrejt – bizneset. Gabimi, sipas nesh, nuk është vetëm teknik apo ligjor, por lidhet me një qasje të mbyllur dhe arrogante të politikëbërjes, ku bizneset shpesh trajtohen si shifra në letër, jo si partnerë realë…”, është shprehur ai.

Ai theksoi se Ministria nuk është konsultuar me bizneset dhe që sipas tij kjo është praktikë e gabuar, që minon besimin dhe krijon vendime të dobëta që pastaj rrëzohen në gjykatë – siç ndodhi tani.

”…Ministria e Financave nuk ka bërë konsultim real dhe të thelluar me bizneset dhe shoqatat që i përfaqësojnë, përfshirë edhe Aleancën Kosovare të Bizneseve. Kjo është praktikë e gabuar, që minon besimin dhe krijon vendime të dobëta që pastaj rrëzohen në gjykatë – siç ndodhi tani. Në vend të forcimit të ekonomisë formale dhe modernizimit të fiskalizimit, këto veprime të njëanshme i rrisin kostot për bizneset dhe krijojnë pasiguri ligjore. Si AKB kemi paralajmëruar që nga fillimi se fiskalizimi duhet të bëhet me dialog, transparencë dhe faza testuese, dhe jo me imponime të menjëhershme që dështojnë në praktikë.”, tha ai.

Edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala në një prononcim për Periskopin ka thënë se vendimi i Gjykatës Supreme është i qartë dhe definon jo kompetencën dhe jo mandatin e ministrit të Financave, Hekuran Muratin.

“Ne si shoqëri e kemi borq ndaj shtetit që vendimet e gjykatave ti respektojm .Ky vendim duhet mbështet sepse qartëson dhe definon jo kopetencen dhe jo mandatin e ministrit të financave. Po ashtu ky vendim shpërfaq hapur tendencen vulgare qeveritare ne vendimarrje duke shkelur cdo parim e procedur para se të nxirren akte të tilla.Pra sado e mirë apo i duhur qoftë qëllimi me patjetër duhet të kaloj përmes procedurës demokratike dhe debatit të hapur, gjë që nuk ka ndodhur në rastin konkret të nxjerrjes së UA.Kjo dukuri e shëmtuar e ka përcjell qeverin kurti nga fillimi me shkelje ligjore e kushtetuse, sulm ndaj drejtësisë dhe hakmarrje ndaj opozitës .Të gjitha këto me pasoja per vendin.” ka thënë Shala.

Edhe gazetari i çështjeve ekonomike, Lavdim Hamidi, në një prononcim për Periskopin ka theksuar se pezullimi 2-mujor i shitjeve të arkave fiskale ka prodhuar evazion të drejtpërdrejtë fiskal, pasi shumë biznese nuk kanë lëshuar kuponë fiskal dhe i kanë ikur tatimeve, duke dëmtuar buxhetin e shtetit.

”Vendimi i ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, me të cilin ishin pezulluar shitjet e arkave fiskale për një periudhë 2-mujore deri në kalimin në sistemin e arkave digjitale, vetëm se ka nxitur bizneset që të bëjnë evazion fiskal, t’i ikin pagesës së obligimeve tatimore, pasi që raportohet se shumë biznese gjatë kësaj periudhe nuk kanë lëshuar kuponë fiskal për konsumatorët, gjë që e ka dëmtuar buxhetin e Kosovës…”, është shprehur Hamidi për Periskopin.

Sipas tij, Murati jo vetëm që ka vepruar pa mandat, por ka përfituar nga momenti i dorëheqjes për të lënë një vendim të rrezikshëm pas vetes, pa asnjë transparencë se kush i ka zhvilluar platformat digjitale dhe ku do të ruhen të dhënat e ndjeshme të bizneseve. Hamidi ka rikujtuar se Murati kishte premtuar që do ta luftonte monopolin e kompanive që shesin arka fiskale, por për katër vite nuk arriti ta ndryshonte asgjë në këtë drejtim.

”…Normalisht se ky ka qenë një vendim i pamatur dhe nga një ministër pa mandat, pasi që Udhëzimi ishte nënshkruar në ditën e dorëheqjes së Muratit, prandaj edhe Gjykata Supreme e ka shfuqizuar Udhëzimin Administrativ për arkat fiskale. Hekuran Murati sa ishte si deputet i opozitës kishte premtuar se me ardhjen në krye të Qeverisë së Kosovës do ta heqin, siç kishte deklaruar “monopolin” e kompanive që shesin arka fiskale, por një gjë të tillë ka dështuar ta bëj për një mandat të plotë katër vjeçar…”, ka thënë ai.

Udhëzimi administrativ, i nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave Hekuran Murati, më 15 prill të këtij viti, është shpallur i jashtëligjshëm.

Gjykata gjeti se Udhëzimi Administrativ në fjalë ishte nxjerrë ne kundërshtim me ligjet.

Sipas aktgjykimit, ministri në dorëheqje nuk ka të drejtë të nxjerrë Udhëzime Administrative.

Gjykata, gjithashtu potencoi se qeveria në dorëheqje është e autorizuar që të ndërmarrë vetëm aktivitete të planifikuara të domosdoshme me planin vjetor paraprak të Qeverisë dhe buxhetin, si dhe nuk ka të drejtë të nxjerrë Udhëzime Administrative.

Ndryshe për këtë vendim ka reaguar edhe vet Murati i cili e quajti absurd vendimin e Gjykatës.

”…Ky vendim absurd i Gjykatës Supreme nënkupton ndërprerje të procesit të digjitalizimit, dhe vazhdim të zhvatjes së bizneseve përmes kostove enorme për arkat e vjetra fiskale…”, ka shkruar Murati.

Kujotjmë se sot Supremja ka vendosur që të shfuqizojë të gjitha vendimet e marra nga Qeveria në detyrë.

Sipas vendimit të Gjykatës Supreme, Qeveria në dorëheqje nuk ka kompetencë ligjore për të miratuar akte nënligjore dhe vendime me ndikim të drejtpërdrejtë ligjor, duke i konsideruar të gjitha vendimet e kësaj Qeverie si antikushtetuese dhe pa fuqi ligjore.

Të ngajshme

Policia bastis disa agjenci shtetërore

Valjeta Turkaj

Vjedhje e rëndë në Prishtinë – Zhduket ‘Range Roveri’ në vlerë 45 mijë euro te Rruga B

Valjeta Turkaj

Alba Vukaj blen veturë luksoze

Erzana Fazliu