Telenews

POLONIA DHE BULLGARIA SHPREHEN TË GATSHME T’IA DALIN EDHE PA GAZIN RUS

Polonia dhe Bullgaria kanë thënë se janë të gatshëm t’ia dalin edhe pa Rusinë sa i përket furnizimit me gaz.
Ofruesi i energjisë së Polonisë, PGNiG e ka konfirmuar tani se furnizimet me gazin rus janë ndalur.
PGNiG importoi më shumë se gjysmën e gazit të saj përmes Gazpromit në tre muajt e parë të këtij viti, por Varshava thotë se “do t’ia dalë” pa gazin rus dhe mund ta marrë atë diku tjetër.
Ndërsa, Bullgaria ka deklaruar se i ka paguar plotësisht furnizimet e gazit, dhe e ka akuzuar Gazpromin për shkelje të kontratës së saj.
“Për momentin, gazi natyror po përdoret më shumë si një armë politike dhe ekonomike në luftën aktuale,” tha ministri bullgar i Energjisë, Aleksandër Nikolov.
Ai shtoi se Bullgaria është duke e ndjekur qëndrimin e BE-së, i cili është që vendet të mos i nënshtrohen kërkesave ruse për të filluar pagesën e gazit në rubla.

Të ngajshme

Ngjarjet e ditës 1 Korrik

Erzana Fazliu

“Është i imponuar nga vetë kryeministri”, Rama thotë se Çekun s’e duan as anëtarët e LVV-së në Prishtinë

Donat Hashani

Raporti i IPK-së trondit: Pa hetues, pa ekipe, pa reagim (VIDEO)

Donat Hashani