Telenews

Polonia shkatërron monumentet e epokës komuniste

polonia-shkaterron-monumentet-e-epokes-komuniste

Polonia shkatërroi katër monumente të tjera të epokës komuniste që përkujtonin arritjet e Ushtrisë së Kuqe.

Përkujtimoret kishin qenë simbole të një sistemi fryma e të cilit u pasqyrua në veprimet aktuale të Rusisë, deklaroi kreu i Institutit për Kujtimin Kombëtar (IPN), Karol Nawrocki.

Ushtria e Kuqe është një term i përdorur për të përshkruar shumicën e forcave të Bashkimit Sovjetik deri në vitin 1946.

Sipas IPN, rreth 500 memorialë u ngritën në vende publike në të gjithë Poloninë gjatë epokës komuniste.

Shumë prej këtyre monumenteve të ushtarëve që kishin luftuar kundër trupave naziste gjermane janë shkatërruar ose janë zhvendosur në muze.

Nga ana tjetër, varrezat ushtarake të të rënëve të Ushtrisë së Kuqe menaxhohen nga shteti, shkruan ATSH.  

Të ngajshme

Trump: Izraeli është shumë i kënaqur me marrëveshjen për çarmatosjen e Hamasit

KushtrimGuraj

Zelensky: Rusia përfiton nga vazhdimi i luftës në Lindjen e Mesme, ne nuk humbasim

Yllka Gashi

Renditen shërbimet sekrete në Evropë, Britania kryeson

Yllka Gashi