Telenews

Portugalia fiton thellë ndaj Zvicrës, kualifikohet në çerekfinale

Portugalia është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror.

Portugezët triumfuan 6:1 ndaj Zvicrës në 1/8 e finales, duke dominuar totalisht ndeshjen,

Goncalo Ramos shënoi golin e parë në minutën e 17-të të ndeshje

Në të 33-tën, Pepe dyfishoi epërsinë e ekipit të tij, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në të dytën u shënuan edhe pesë gola.

Fillimisht Goncalo Ramos shënoi në minutën e 51-të, kurse katër minuta më vonë Guerreiro e shënoi edhe golin e katërt.

Akanji e shënoi golin e nderit për helvetikët në minutën e 58-të të ndeshjes.

Goncalo Ramos e kompletoi hat-trickun e tij  në minutën e 67-të.

Krejt në fund, Rafael Leao shënoi për rezultatin 6:1.

Ardon Jashari debutoi në këtë Botëror, kur u inkuadrua në minutën e 89-të të ndeshjes.

Kësisoj, Portugalia në çerekfinale do të përballet me Marokun, i cili e mposhti Spanjën pas ekzekutimit të penalltive.

Të ngajshme

Lewandowski në radar të Juventusit, nisin bisedimet

KushtrimGuraj

“Mickoja” pickon Bayernin në fund të pjesës së parë

KushtrimGuraj

Nuk gabon Kane, Bayerni merr epërsinë

KushtrimGuraj