Telenews

Postimi i Beniadës që shton dyshimet se është në një lidhje me vëllanë e Arbër Hajdarit

postimi-i-beniades-qe-shton-dyshimet-se-eshte-ne-nje-lidhje-me-vellane-e-arber-hajdarit

Prej kohësh tashmë, në portale flitet për një lidhje mes Beniada Nishanit dhe Blerti Hajdarit. Ky i fundit është ish-futbollist i Tiranës, që së fundmi është ftuar jo pak herë te “Procesi Sportiv”, aty ku është edhe Beniada.

Blerti, është gjithashtu vëllai i Arbër Hajdarit, opinionistit të Big Brother VIP, ku konkurrente ishte edhe Beniada.

Krahas këtyre detajeve jo dhe aq të parëndësishme, një foto e dyshes në premierën e filmit “Sofia” bëri që njerëzit të bindeshin edhe më shumë se mes tyre ka diçka.

Ndërsa tani? Beniada ka hedhur një story të shkurtër ku tregon se po sheh “Procesin Sportiv” dhe gjejeni pak kë ka kapur “rastësisht” kamera e telefonit të saj. Po, Blertin.

Beniada ose nuk i ka parë fare lajmet që qarkullojnë nëpër portale (pak mundësi ka për këtë), ose thjesht dëshiron të ngacmojë edhe pak më shumë, duke reaguar pa fjalë.

Të ngajshme

Khloe i bën Kylie-t një tortë të çuditshme për ditëlindje

Yllka Gashi

Eksploziv në derën e dyqanit të Noizy-t në Durrës

Yllka Gashi

Trupi në formë, Dolce publikon video “të zjarrtë

Yllka Gashi