Telenews

Postimi prekës i burrit që humbi gruan në aksident 1 javë pas martesës: Zot ia faltë Xhenetin

Më 28 dhjetor, 19-vjeçarja Djellza Kosumi humbi jetën tragjikisht pas një aksidenti trafiku në Greme të Ferizajt.

Dy ditë pas rastit tronditës, bashkëshorti i saj, Besnik Uka, me të cilin kishin vetëm një javë të martuar, u lajmërua në rrjetet sociale rreth vdekjes së më të dashurës së tij, transmeton Telenews.

“Me keqardhje ju njoftoj miq, familjarë e të afërt, pas një aksidenti me fatalitet, humba bashkëshorten time, Djellza Kosumi. Me keqardhje ju falënderoj të gjithë familjarëve të mi, farefisit Uka, si dhe farefisit e miqasisë Kosumi”, ka shkruar ai mes dhimbjes.

“Zoti ja falt Xhehnetin bashkëshortes time. Familjarëve Zoti ua lehtësoft gajretin”, ka shkruar ai.

Rasti i rëndë u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës.

Të ngajshme

“Lopa është nda prej tufës, ka shku në oborr të Gjykatës, shkova ta marr, përfundova në burg” – Rrëfimi i Hashim Miftarit për 48 orët e ndalimit

Rrezarta Ramaj

“Jeta është shumë e vështirë pa ty, vëllai jem” – Motra e policit Altin Kryeziu e kujton me dhimbje, tre muaj pas vdekjes së tij –

KushtrimGuraj

Ditëlindja që sjell mall e krenari – Viton Ukaj kujton vëllanë dëshmor, Ismet Ukajn, pranë shtatores së tij –

KushtrimGuraj