Telenews

Putini thotë se Rusia i ka mjetet për të shkatërruar këdo që sulmon enklavën e Kaliningradit

Rusia i ka të gjitha mjetet në dispozicion për të shkatërruar këdo që përpiqet ta sulmojë eksklavën ruse të Kaliningradit, tha të premten presidenti Vladimir Putin.

Ai po i përgjigjej një pyetje rreth komenteve të ministrit të Jashtëm të Lituanisë, Kestutis Budrys, më herët këtë muaj, i cili tha se NATO-ja duhet t’i tregojë Moskës se është e aftë për të depërtuar në Kaliningrad, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Në një rast tjetër, duke iu përgjigjur një pyetjeje rreth raporteve të inteligjencës ruse që pretendojnë se Ukraina ka dërguar operatorë dronësh në Letoni, Putini ritheksoi se cilado zonë që paraqet kërcënim kundër Rusisë konsiderohet si cak legjitim nga Moska.

Megjithatë, ai tha se Rusia mbetet e gatshme për t’i vazhduar bisedimet për një zgjidhje paqësore të konfliktit të Ukrainës.

Të ngajshme

Aksidentohet autobusi në Egjipt, 16 të vdekur

Yllka Gashi

Nëna dhe djali gjenden të vdekur në shtëpi, dyshohet se u vranë nga një familjar

Yllka Gashi

Tensionet rriten mes Gjermanisë dhe Rusisë – Berlini e akuzon Moskën për tentim-sulm me dron –

KushtrimGuraj