Telenews

Prangosen dy burra në Pejë, gënjyen për identitetin e një tjetri

prangosen-dy-burra-ne-peje,-genjyen-per-identitetin-e-nje-tjetri

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë në Pejë, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Deklarim i rrejshëm”.

Sipas njoftimit zyrtar, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit Pejë, në vazhdën e hetimeve kanë siguruar dëshmi të mjaftueshme se, personat e dyshuar F.SH., (2000) dhe A.K., (2005) më 13 janar pranë Qendrës për Pajisje me Dokumente të Identifikimit, kanë deklaruar rrejshëm duke garantuar për identitetin e saktë të personit tjetër të dyshuar A.R., (2003), transmeton Klankosova.tv.

Të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokatëve, dhe pas intervistimit prokurori kompetent ka lëshuar vendim për ndalim policor të dy personave të dyshuar.

Të ngajshme

LDK thërret për nesër konferencë për media

KushtrimGuraj

Behgjet Pacolli për Rugovën: Madhështia e tij qëndronte në thjeshtësi, urtësi e dashuri për atdheun

KushtrimGuraj

Balla përkrah protestën: Krejt shqiptarët më 17 shkurt në Prishtinë

KushtrimGuraj