Telenews

Prangosen dy persona, u konfiskohen dy armë dhe 119 fishekë

rasti-i-dhu*nimit-ne-skenderaj,-policia-jep-detaje:-gruaja-me-aftesi-te-kufizuara-eshte-shtatzene

Policia ka ndaluar një veturë me targa vendore tek rrethi i autostradës Prishtinë-Gjilan.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me 119 fishekë, për të cilat të njëjtit posedonin leje, por sipas policisë, nuk u janë përmbajtur rregullave

“Njësiti policor në një pikë kontrolli ka ndaluar veturën me targa vendore në të cilën ndodheshin dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (drejtuesi dhe pasagjeri)”.

“Gjatë kontrollit të të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me 119 fishekë, për të cilat të njëjtit posedonin leje, por nuk u janë përmbajtur rregullave.  Në konsultim  me prokurorin të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngajshme

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Rrezarta Ramaj

Rama: 2500 euro shpërblim shtesë për çdo polic në këtë front, nga janari do të rrisim dhe rrogat

Rrezarta Ramaj

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj