Telenews

Pranverë me borë, zbardhen zonat malore të Kukësit

Reshjet e borës janë rikthyer në veri të Shqipërisë, kryesisht në zonat malore të Kukësit.

Fshatra si Turaj, Breki, Shishtavec, Novosej, Borje, Shkinak dhe Buzmadhe janë zbardhur pasditen e sotme nga reshjet e borës.

Pas reshjeve të shiut dhe një rënieje të ndjeshme të temperaturave, bora ka përfshirë lartësitë mbi 1000 metra.

Deri më tani nuk raportohen probleme në qarkullimin e mjeteve apo në jetën e banorëve.

Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën, ndërsa kushtet e motit mbeten të paqëndrueshme.

Të ngajshme

Protesta e dhunshme në Tiranë, 11 të lënduar, mes tyre dhe tre të mitur –

KushtrimGuraj

Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Financave në Tiranë –

KushtrimGuraj

Nëntë policë marrin trajtim në Traumë pas protestës, njëri me lëndime të rënda në fytyrë –

KushtrimGuraj