Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, iu ka kërkuar partive politike që t’i propozojnë emrat për anëtarë të rinj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Zëdhënësi për media i Zyrës së Presidencës, Bekim Kupina e ka bërë të ditur lajmin për “Front Online”.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga partitë politike që t`i propozojnë emrat për anëtarë të rinj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”, deklaroi Kupina.