Presidenca e Kosovës, nuk ka pranuar asnjë njoftim nga Gjykata Kushtetuese, për vendimin e saj në lidhje me kërkesat e dy kundërkandidatëve të Blerim Isufajt, kryeprokuror i zgjedhur, të cilët kishin kontestuar vendimin gjatë prillit të vitit 2022 të KPK-së për caktimin e Isufajt si kryeprokuror i vendit.
Nga Zyra e Presidencës kanë thënë Bekim Kupina, këshilltar për media në Zyrën e Presidencës të Kosovës, Vjosa Osmani se do ta analizojnë vendimin e Gjykatës, në mënyrë që të mund të marrin veprime të mëtutjeshme.
“Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës deri më tani nuk ka pranuar asnjë njoftim zyrtar, e as Vendimin e plotë nga Gjykata Kushtetuese lidhur me rastet në fjalë”, thuhet në përgjigjen e tyre.
“Pas pranimit të vendimit të plotë, Zyra e Presidentes do te analizojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, dhe pastaj në bazë të vlerësimit të të gjithë procesit do të vendosë lidhur me veprimet e radhës”, vijon përgjigja.

