Telenews

Presidenca: Strukturat kriminale kanë marrë urdhër për përshkallëzimin e situatës

Shef i Stafit në Kabinetin e Presidentes të Republikës së Kosovës, Blerim Vela, ka thënë se strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë në veri të Kosovës kanë marrë urdhër për përshkallëzimin e situatës.

Vela thotë se Serbia mban përgjegjësi të plotë për gjendjen që është krijuar në veri të vendit.

“Strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë në veri të Kosovës kanë marrë urdhër për përshkallëzimin e situatës në terren”, shkroi Vela në Twitter.

“Protestues “paqësor” që përdorin veprime hibride dhe të dhunshme kundër forcave të rendi”.

“Dhuna nuk do të mbizotërojë. Serbia mban përgjegjësi të plotë për përshkallëzimin”.

Ndryshe, Policia e Kosovës përdori gaz lotsjellës dhe shok-bomba për t’i shpërndarë qytetarët e tubuar para objektit komunal në Zveçan – komunë e banuar me shumicë serbe në pjesën veriore të vendit.

Paraprakisht, policia njoftoi se po asistonte kryetarët e rinj të komunave veriore: Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të hyrë në objektet zyrtare të komunave përkatëse.

Udhëheqësit e këtyre komunave me shumicë serbe – që të gjithë shqiptarë – u betuan një ditë më herët në ndërtesa publike, si shkollat, për shkaqe të sigurisë.

Ndonëse thanë se, së shpejti, do të nisin punën nga objektet komunale, nuk ishte e qartë se kur do të ndërmerrej një hap i tillë.

Në të katër komunat me shumicë serbe në veri u dëgjuan fillimisht sirena alarmi, ndërkohë që para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq u mblodhën edhe qytetarë.

 

 

Të ngajshme

Deliu: Ftesa për seancë në orën 20:00 është e çuditshme

Donat Hashani

Kajtazi e quan inskenim alarmin e sotëm në Kuvend, jep tri arsye pse

Donat Hashani

Kryeprokurori Gashi shkon në Kuvend pas kërcënimit me bombë

Donat Hashani