Telenews

Presidenca tregon pse dështoi takimi me Haradinajn

Nga Presidenca e Kosovës kanë thënë se takimi i presidentes Vjosa Osmani me kryetarin e AAK-së, nuk është zhvilluar për shkaqe protokollare.

Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes ka thënë në një përgjigje për Klankosova.tv, se Osmani ka lënë të hapur mundësinë e takimit ditëve në vazhdim, kurdo që kreu i AAK-së e vlerëson se duhet diskutuar.

“Takimi ishte paraparë të mbahet, por për shkaqe protokollare nuk është realizuar. Z.Haradinaj nuk ka dashur të presë derisa protokolli e ka njoftuar Presidenten për arritjen e tij. Pavarësisht kësaj, Presidentja Osmani ka lënë të hapur mundësinë e takimit ditëve në vazhdim, kurdo që kreu i AAK-së e vlerëson se duhet diskutuar dhe adresuar çështjet e rëndësisë nacionale. Dera e Presidencës vazhdon të mbetet e hapur”, ka thënë Kupina.

Ndërkohë, drejtori për Informim në AAK, Lulzim Blaka, ka thënë se takimi nuk është realizuar për shkak se Osmani nuk ka respektuar orarin e caktuar nga vetë ajo.

Të ngajshme

Maqedonci: Kosova po i përshtat strategjitë e sigurisë me zhvillimet globale

KushtrimGuraj

Serwer për takimin me Thaçin: Ishte një bisedë shumë e ngrohtë, që pasqyronte marrëdhënien e thellë dhe të qëndrueshme që kemi pasur ndër vite

KushtrimGuraj

Edi Rama në Paris: Kosova është shtet, problem është Serbia

KushtrimGuraj